Projekti/ Federata nis edicionin e dytë të UEFA B Fitness Coach

Projekti/ Federata nis edicionin e dytë të UEFA B Fitness Coach

Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur edicionin e dytë të kursit UEFA B Fitness Coach, një program ky i rëndësishëm për certifikimin e përgatitësve atletikë dhe profesionalizimin e përgatitjes fizike në futbollin shqiptar. Kursi do të zhvillohet në katër blloqe gjatë vitit 2026, duke kombinuar aspekte teorike dhe praktike, me fokus të veçantë te ngarkesa fizike dhe përgatitja e lojtarëve sipas grupmoshave. Kris Barnes, ekspert i shkencës sportive, mentor dhe këshilltar i UEFA-s, në një intervistë për fshf.org theksoi rëndësinë e kursit dhe nënvizoi impaktin që një licencë e tillë ka për një përgatitës atletik. “Ky zhvillim vjen si rezultat i edicionit të dytë të kursit, ku një numër i konsiderueshëm trajnerësh e kanë ndjekur atë. Ky është një vlerësim shumë pozitiv për përgatitjen atletike...