Procesi i licensimit të klubeve të Kategorisë së Parë, FSHF zhvillon takim informues
Federata e Futbollit zhvilloi një mbledhje informuese me klubet pjesëmarrëse në Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë, në kuadër të procesit të licencimit për sezonin sportiv 2026/2027. Takimi, i organizuar në ambientet e FSHF-së, kishte si qëllim prezantimin e procedurave të licencimit, sqarimin e kritereve që duhet të përmbushin klubet, si dhe koordinimin e hapave që do të ndiqen gjatë këtij procesi. Në mbledhje morën pjesë përfaqësuesit e KF Korabi, KF Kastrioti, KF Iliria, KF Oriku, KF Sopoti, KF Kukësi, KS Burreli, KF Besa dhe KF Besëlidhja. Takimi u drejtua nga Menaxheri i Licencimit në FSHF, Eduard Gjini, i cili prezantoi në mënyrë të detajuar procesin e licencimit dhe rëndësinë e tij për zhvillimin e qëndrueshëm të klubeve dhe rritjen e standardeve të futbollit shqiptar....
Burimi:
telesport.al