Probleme me kyçin e dorës vazhdojnë, Alcaraz nuk do të marrë pjesë në Roland Garros
24 Prill 2026 19:26 Telesport Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz nuk do të marrë pjesë në grand slam-in e Roland Garros. Dëmtimi i kyçit të dorës së djathtë të pësuar në turneun e Barcelonës e ka detyruar tenistin spanjoll të qëndrojë jashtë për një periudhë të gjatë. Lajmin e konfirmoi sot numri 2 i botës në një postim në profilet e tij në rrjetet sociale. Këto komente vijnë pas tërheqjes së tij nga turneu katalanas dhe vendimit të tij për të mos marrë pjesë në turneun Masters në Madrid. “Pas rezultateve të testeve të kryera sot, kemi vendosur që veprimi më i mirë është të jemi të kujdesshëm dhe të mos marrim pjesë në turneun Maaters në Romë dhe në grand slam-in e Roland Garros”, deklaroi...
Burimi:
telesport.al