“Prit Ançeloti, po vijmë për ty”, trajneri i Norvegjisë sfidon Brazilin pas kualifikimit

“Prit Ançeloti, po vijmë për ty”, trajneri i Norvegjisë sfidon Brazilin pas kualifikimit

Norvegjia po shkruan historinë. Nordikët arritën të eleminonin Bregun e Fildishtë. duke u kualifikuar kështu në 1/16-at e Kupës së Botës. Tashmë kundërshtari i radhës është Brazili i Ançelotit. Në rrjetet sociale është shpërndarë edhe fjalimi i trajnerit të Norvegjisë në dhomën e zhveshjes. Solbakeni u ka thënë lojtarëve pas fitores ndaj Bregut të Fildishtë se kanë ndryshuar historinë e kombit të tyre. Në fund ai e mbyll me një mesazh për Ançelotin, të cilin e sfidon për duelin e radhës. “Djema, ju nuk po ndryshoni vetëm historinë e futbollit norvegjez, por edhe historinë e Norvegjisë në përgjithësi. Kjo është diçka kaq madhore. Nuk ka për të ndodhur kurrë. Tani do të kualifikohemi radhazi. Gjithë ajo që po ndodh në shtëpi, ajo që po ndjeni...