“Prisja më shumë se kaq”, ylli holandez i “zhgënjyer” me mungesën e interesimit nga Real Madrid dhe Barcelona
29 Korrik 2026 16:18 Telesport Kees Smit është një nga emrat që gjatë gjithë sezonit është përmendur shpesh për një transferim të mundshëm drejt Real Madridit ose Barcelonës gjatë verës. Megjithatë, muajt e fundit nuk kanë shkuar siç shpresonte mesfushori holandez. Një goditje e madhe erdhi kur ai u la jashtë skuadrës së Holandës për Kupën e Botës nga ish-trajneri Ronald Koeman, duke i hequr mundësinë për të debutuar në kompeticionin më të rëndësishëm, ku një paraqitje dinjitoze aty, të ndryshon karrierën. Me ardhjen e Jose Mourinho, Real Madrid preferoi opsione të tjera në mesfushë. Barcelona nuk e ka marrë fare në konsideratë dhe me shumë mundësi Kees Smit do vazhdojë tek Az Alkmaar edhe sezonin e ri. Një tjetër pengesë për transferimin drejt klubeve...
Burimi:
telesport.al