Presidenti Duka merr pjesë në eventin e FIFA-s në Trump Tower për Kupën e Botës 2026
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mori pjesë në eventin e organizuar nga FIFA në Trump Tower në New York, një aktivitet i veçantë i zhvilluar në prag të finales së Kupës së Botës FIFA 2026, për të celebruar suksesin e edicionit më të madh në historinë e këtij kompeticioni. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, anëtarë të Këshillit të FIFA-s, drejtues të federatave kombëtare nga e gjithë bota, si edhe legjenda të futbollit ndërkombëtar. Gjatë eventit, Presidenti Duka pati rastin të takohej dhe të bashkëbisedonte me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, si edhe me drejtues të lartë të FIFA-s dhe përfaqësues të federatave të ndryshme, në një mbrëmje që vuri...
Burimi:
sportekspres.com