Prenga e nis mirë, Xhoshua e shtang në të dytin
Mbyllet pa histori ndeshja e ‘jetës’ për boksierin shqiptar Kristian Prenga. Në duelin e luajtur në Jedah (Arabi Saudite) sportisti mirditor u vendos prballë kampionit të peshave të rënda britanikut Antoni Xhoshua. Raundi i parë foli për Prengën ndërsa arriti ta hedhë në tapet rivalin por në të dytin Xhoshua tregoi potencialin që ka paraqitur në të shkuarën dhe i dha fund takimit me disa goditje radhazi duke e rrëzuar Prengën. Shqiptari nuk i’a doli të ngrihej në kohë e për pasojë arbitri dha sinjalin e përfundimit të ndeshjes. Prenga vinte në këtë takim me 20 fitore në 21 ndeshje. Gjithësesi, përballja me Xhoshuan konsiderohet si ngajrje historike jo vetëm për Kristian Prengën por për gjithë botën e sportit shqiptar./Sportiim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al