Tudor sheh t’i lëkundet pankina e Tottenham, 4 gola për 22 minuta ndaj Atletico Madrid-it

Tudor sheh t’i lëkundet pankina e Tottenham, 4 gola për 22 minuta ndaj Atletico Madrid-it

Përvoja e Igor Tudorit me Tottenhamin po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një makth. Pas tre humbjeve në kampionat që nga mbërritja e tij, ish-trajneri i Juventusit kaloi një natë makthi në stadiumin Metropolitano në Madrid. Duke luajtur kundër Atlético Madridit të Simeones  në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, Spurs pësuan katër gola në njëzet e dy minuta me autorë Llorentes, Griezmann, Julian Alvarez dhe Le Normand. Ndeshja përfundoi me shifrat 5-2 për ekipin vendas. Faji për dy gola (një gabim veçanërisht serioz në portën e Julian) ishte qartësisht i portierit Kinsky, i cili u zëvendësua nën lot në minutën e 17-të. Vendin e tij e zuri italiani Guglielmo Vicario,  një lojtar që ndodhet tek ky klub që nga viti 2023.  Kinsky,  i lindur në vitin 2003 dhe me kombësi çeke, i cili nuk ka luajtur...