Telashe për Rodrin, fqinjët e denoncuan për një dron, policia angleze nis hetimet

Telashe për Rodrin, fqinjët e denoncuan për një dron, policia angleze nis hetimet

Rodri hyn në telashe dhe e sheh veten në shënjestrën e Policisë së Manchesterit. Fqinjët e mesfushorit të Manchester City në kompleksin rezidencial në Salford e kanë akuzuar për mosrespektim të privatësisë dhe ngacmim. Futbollisti spanjoll është denoncuar te autoritetet për shkak të përdorimit të shpeshtë të një droni pranë dritareve të gratacelëve pranë banesës së tij, duke shkaktuar zemërimin e fqinjëve që ankohen për ndërhyrje të patolerueshme në jetën e tyre private. Ndërsa, forcat e rendit kanë nisur hetimet për të verifikuar respektimin e normave të rrepta për fluturimet në zonat urbane dhe nëse bëhet fjalë për krimin e voyeurizmit, fqinjët janë në revoltë, të lodhur me dritat e gjelbra të dronit që patrullojnë katet e larta. Tani iu takon agjentëve që të marrin...