Protestat ndaj gjyqtarëve, Guardiola rrezikon dy ndeshje pezullim: Kam thyer çdo rekord

Protestat ndaj gjyqtarëve, Guardiola rrezikon dy ndeshje pezullim: Kam thyer çdo rekord

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, rrezikon një pezullim me dy ndeshje pas kartonit të verdhë që mori në ndeshjen e FA Cup kundër Newcastle United. Guardiola humbi qetësinë gjatë pjesës së dytë të fitores 3-1 në St. James’ Park, teksa protestoi ndaj gjyqtarëve për një ndërhyrje të Kieran Trippier ndaj lojtarit të tij Jérémy Doku. Trajneri spanjoll u përball me zyrtarin e katërt Lewis Smith dhe më pas u ndëshkua me karton të verdhë nga arbitri Sam Barrott. Pas përfundimit të ndeshjes, stafi i City-t u detyrua ta tërhiqte Guardiolën larg zyrtarëve të ndeshjes. Sipas rregullave të reja të këtij sezoni në Premier League, trajnerët pezullohen pasi marrin tre kartonë të verdhë, ndërsa kufiri për një pezullim me dy ndeshje është ulur nga tetë...