Probleme shëndetësore te Newcastle, skuadra ‘pushtohet’ nga një virus, ja si është gjendja

Probleme shëndetësore te Newcastle, skuadra ‘pushtohet’ nga një virus, ja si është gjendja

Javën e ardhshme, Newcastle do të presë St.James Park, Barcelonën për ndeshjen e parë të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve, por gjendja fizike e futbollistëve të skuadrës angleze nuk është optimale. Trajneri i Newcastle, Eddie Howe, përpara sfidës me Manchester United deklaroi se një virus ka prekur skuadrën e tij dhe i fundit që u bë viktimë e këtij virusi ishte Nick Woltemade. Futbollisti gjerman që u ble në muajt e verës për 80 milionë euro për të zëvendësuar Aleksandër Isak në repartin e sulmit është raportuar nga trajneri Howe i sëmurë dhe se nuk është stërvitur që nga e shtuna. Ndërkaq, në ndeshjen e fundjavës së kaluar kundër Evertonit që u mbyll me fitoren e këtij të fundit 3-2, u pa mesfushori...