Premier League/Vijojnë polemikat për VAR pas pozicionit jashtë loje me hundë të Sarr

Premier League/Vijojnë polemikat për VAR pas pozicionit jashtë loje me hundë të Sarr

Në Angli kanë shpërthyer polemica të forta që po vazhdojnë të kenë jehonë në lidhje me verdiktin e dhënë nga sistemi Var në ndeshjen mes Tottenham dhe Crystal Palace të zhvilluar në mbrëmjen e së enjtes. Një gol i Ismaila Sarr u anulua pas një kontrolli në sistemin VAR që zgjati për disa minuta duke shkaktuar protesta për natyrën e pozicionit jashtë loje. Edhe pse arbitri anësor fillimisht nuk e ngriti flamurin, përsëritja e imazhit sesi balli dhe hunda e sulmuesit e kalonin linjën e mbrojtësit të Hotspurs, Micky van de Ven. Premier Leage Match Centre konfirmoi vendimin e Var përmes rrjeteve sociale duke theksuar se vendimi për pozicion jashtë loje ishte i drejtë teknikisht. Ndërkaq, trajneri i Crystal Palace, Oliver Glasner, në konferencën për...