Premier League/Gjithçka ndodhi në Bournemouth-Manchester United, por sfida nuk pati një fitues

Premier League/Gjithçka ndodhi në Bournemouth-Manchester United, por sfida nuk pati një fitues

Nuk ka fitues në ndeshjen hapëse të javës së 31 të Premier League angleze mes Bournemouth dhe Manchester United. Në Vitality Stadium kjo përballje u mbyll me barazimin 2-2 me skuadrat që dolën nga fusha e lojës me nga vetëm 1 pikë secila. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi  0-0 pavarësisht mundësive për shënim që patën të dyja skuadrat. Por në pjesën e dytë gjërat ndryshuan krejtësisht teksa në këtë 45 minutësh ndodhi gjithçka. Në minutën e 61, Manchester United zhbllokoi rezultatin me Bruno Fernandes që ekzekutoi saktë duke marrë avantazhin 1-0. Pak minuta më vonë skuadra e Michael Carrick pretendoi një tjetër penallti por pa sukses dhe menjëherë, Bournemouth barazoi shifrat në 1-1 me Ryan Christie në minutën e 67. Emocionet e kësaj sfide...