Premier League/Burnley pa Armando Brojën i merr pikën Chelsea

Premier League/Burnley pa Armando Brojën i merr pikën Chelsea

Burnley pa Armando Brojën arriti të marrë një pikë në transfertën londineze ndaj Chelsea në sfidën e radhës së Premier League angleze. Në Stamford Bridge kjo ndeshje përfundoi me barazimin 1-1 me Blutë e Londrës që e mbyllën këtë 90 minutësh në inferioritet numerik. Vetëm 4 minuta priti Chelsea për të marrë avantazhin 1-0 në këtë ndeshje teksa shënoi me Joao Pedro, një rezultat që skuadra e Rosenior diti ta ruajë deri në fundin e 45 minutave të para. Në pjesën e dytë Fofana i hapi probleme Chelsea që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë që u shndërrua në të kuq duke i lënë Blutë në inferioritet numerik. Ndërsa në minutën e 93 erdhi edhe goli i Burnley me Flemming  dhe ndeshja u...