Nottingham-i i dhuron asist Arsenalit, ngadalëson City-n dhe “Topçinjtë” shkojnë në +7
Një gol i shënuar herët nga Bukayo Saka në ndeshjen mes Brightonit dhe Arsenalit u mjaftoi “Topçinjve” për të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në rrugën drejt titullit kampion, ku rival i vetëm mbetet Manchester City. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta e zhbllokoi takimin që në minutën e nëntë dhe më pas ruajti me fanatizëm epërsinë, duke siguruar në fund maksimumin e pikëve. Suksesi i londinezëve mori edhe më shumë vlerë pas barazimit 2-2 të Manchester City-t përballë Nottinghamit në “Etihad”. “Qytetarët” kaluan dy herë në epërsi, por po kaq herë u barazuan nga miqtë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, falë golit të Semenyo-s në minutën e 31-të. Pak pasi nisi fraksioni i dytë, Morgan Gibbs-White ktheu baraspeshën në 1-1,...
Burimi:
top-channel.tv