Newcastle me 10 lojtarë ndal Manchester United, vjen humbja e parë për Michael Carrick
Michael Carrick pëson humbjen e parë si trajner i parë i Manchester United. Në St.James Park, skuadra e Djajve të Kuq humbi ndaj Newcastle me rezultatin 2-1 në një ndeshje ku skuadra e Magpies luajti në inferioritet numerik për 45 minuta. Në minutat shtesë të pjesës së parë Jacob Ramsey u ndëshkua me karton të kuq, ndërkohë që u akordua edhe një 11 metërsh për Newcastle që u ekzekutua saktë nga Anthony Gordon që në këtë mënyrë i dha avantazhin skuadrës së tij. Por Manchester United reagoi shpejt dhe vetëm 3 minuta më vonë barazoi shifrat në 1-1 me Casemiron me skuadrat që shkuan në pushimin e ndeshjes me këtë rezultat. Në pjesën e dytë gjithçka u duk se po shkonte drejt një përfundimi pa...
Burimi:
top-channel.tv