Manchester United, shkarkimi i Amorim i kushton shtrenjtë, rreth 18 milionë euro
Manchester United mund të paguajë mbi 18 milionë euro për të sistemuar llogarinë e shkarkimit të ish trajnerit Ruben Amorim dhe asistentëve të tij në muajin janar pas një sërë rezultatesh të dobëta. Këtë e tregoi vetë klubi në një dokument të bursës. ‘Një kontabilizim prej 15.9 milionë paundë(18.1 milionë euro) që përfaqëson shumën maksimale të likuidimeve të ardhshme, do të regjistrohet në llogarinë financiare gjatë gjysmës së dytë të vitit financiar të klubit që do të mbyllet në 30 qershor 2026’-theksohet në dokumentin e Manchester United që u publikua të enjten nga investitorët në Bursën e Neë York ku është kuotuar klubi. Shuma maksimale prej 15.9 milionë paundë do të arrihet pas verifikimit të kushteve jo të specifikuara. Llogaritë treguan gjithashtu se klubi anglez...
Burimi:
top-channel.tv