Lëvizje e papritur në Angli, West Ham merr vendimin për trajnerin portugez pas rënies nga Premier League

Lëvizje e papritur në Angli, West Ham merr vendimin për trajnerin portugez pas rënies nga Premier League

West Ham United ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin Nuno Espírito Santo, pavarësisht rënies së skuadrës në Championship në fund të sezonit. Klubi londinez bëri të ditur përmes një deklarate zyrtare se drejtuesit besojnë te projekti i trajnerit portugez dhe synojnë rikthimin e menjëhershëm në Premier League. Nuno mori drejtimin e skuadrës në shtator, duke zëvendësuar Graham Potter, në një moment kur West Ham ndodhej në krizë dhe luftonte për mbijetesë. Edhe pse arriti të rikthente ekipin në garë dhe të ngushtonte diferencën me rivalët, humbja e Evertonit ndaj Tottenham konfirmoi matematikisht rënien e “Hammers” nga elita angleze. Në deklaratën e klubit thuhet se drejtuesit kanë nisur menjëherë planifikimin për sezonin e ardhshëm dhe se objektivi i vetëm mbetet rikthimi në Premier League në...