Igor Tudor kthehet në pankinë, firmos me Tottenham në Premier League
Igor Tudor rikthehet në pankinë. Pas shkarkimit nga Juventusi në tetor të vitit të kaluar, trajneri kroat ka nënshkruar me Tottenham. Klubi anglez po përjeton një krizë të thellë rezultatesh dhe pak ditë më parë u shkarkua edhe trajneri Thomas Frank. Hotpsurs në orët e fundit hynë në kontakte me ish trajnerin bardhezi dhe shumë shpejt erdhi edhe firma në kontratën me klubin londinez. Rreth 3 muaj më parë Tudor e ka zgjidhur kontratën me Juventusit që e lidhte me klubin deri në 2027 duke qenë i lirë për të punuar jashtë Italisë. Për Tudor, kalimi te Tottenham është aventuara e parë e tij në Premier League. Tekniku kroat, përveç Juventusit ka drejtuar Udinesen, Veronën dhe Lazion, ndërsa jashtë Italisë ka pasur disa eksperienca mes...
Burimi:
top-channel.tv