Fundi i një epoke! Mo Salah zyrtarizon largimin nga Liverpool në fundin e sezonit, ja ku pritet të jetë destinacioni i radhës për egjiptianin
Mohamed Salah ka njoftuar se do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit. Sulmuesi egjiptian bëri të ditur vendimin përmes një deklarate emocionale për tifozët, duke shkaktuar bujë të madhe në botën e futbollit. 33-vjeçari kishte nënshkruar një kontratë dyvjeçare para fundit të sezonit të kaluar, por nuk do të përfundojë vitin e mbetur të saj. Largimi i tij mund të jetë përshpejtuar nga tensionet me trajnerin Arne Slot, pas një barazimi ndaj Leeds United në dhjetor, kur Salah e akuzoi trajnerin se dëshironte ta largonte nga klubi. Nuk dihet ende destinacioni i tij i ardhshëm, por mediat britanike raportojnë se një transferim te klubi saudit Al Ittihad ose në Major League Soccer. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv