Foto skandaloze të yllit anglez Grealish, kapet “mat” i dehur duke fjetur në lokal…
Jack Grealish është kthyer në qendër të vëmendjes, por jo për arsye sportive. Tabloidit britanik The Sun ka publikuar imazhe të mesfushorit anglez në një gjendje të sikletshme i rënë në karrige në një bar rooftop në Manchester, ndërsa miqtë e tij mundoheshin ta zgjojnë. Incidenti ka ndodhur më 25 prill, kur Grealish doli pasdite me miqtë në lokalin “Stories” në Manchester. Sipas dëshmitarëve të cituar nga The Sun, futbollisti 30-vjeçar kishte pirë tepër gjatë sesionit të pasdites, derisa u fotografua i fjetur në karrige foto që shpejt u bënë virale në rrjetet sociale. E gjitha kjo ndodh ndërkohë që Grealish është jashtë fushave që prej 18 janarit, pas një frakture stresi të pësuar gjatë ndeshjes kundër ish-klubit të tij Aston Villa. Mesfushori anglez është...
Burimi:
top-channel.tv