Calafiori “shkatërron” marshimin e Arsenalit, autogoli i tij sjell barazimin me vendin e fundit

Calafiori “shkatërron” marshimin e Arsenalit, autogoli i tij sjell barazimin me vendin e fundit

Arsenali nuk shkon më tepër se një barazim 2-2 në transfertë ndaj Wolvesit të vendit të fundit, takim i vlefshëm ky për javën e 27-të të Premier League. Londinezët kaluan shpejt në avantazh. Në minutën e pestë, Declan Rice dërgoi një top të saktë në zonë për Bukayo Saka, i cili fitoi duelin në ajër dhe realizoi me kokë për 1-0. Pjesa e parë vazhdoi me tensione. Piero Hincapie kërkoi penallti pas një dueli në zonë, por gjyqtari Paul Tierney lejoi lojën të vazhdojë. Në pjesën e dytë, Arsenal mendoi se kishte dyfishuar epërsinë me Hincapie, por goli fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje. Pas rishikimit me VAR, gjyqtari ndryshoi vendimin dhe akordoi golin për të çuar shifrat e rezultatit në 2-0. Wolves reagoi...