Andoni Irola është trajneri i ri i Liverpool-it, prezantimi çështje orësh

Andoni Irola është trajneri i ri i Liverpool-it, prezantimi çështje orësh

Andoni Iraola do të jetë trajneri i ri i Liverpool-it. Klubi nga “Anfield” ka arritur një marrëveshje në parim me strategun spanjoll, i cili vjen si pasues i drejtpërdrejtë i Arne Slot të larguar. Sipas raportimeve të fundit të konfirmuara nga eksperti i merkatos Fabrizio Romano dhe mediat britanike, bisedimet kanë avancuar me hapa galopantë gjatë 48 orëve të fundit, duke çuar në shtrëngimin e duarve mes palëve. Iraola ishte i lirë në treg (free agent) pasi mbylli kontratën e tij me Bournemouth në fund të këtij sezoni, çka ia ka lehtësuar rrugën Drejtorit Sportiv të Liverpool-it, Richard Hughes, për të siguruar firmën e tij. Lëvizja vjen si një përgjigje e rreptë e bordit të Liverpool-it pas një sezoni zhgënjyes në Premier League, ku skuadra...