Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Premier League “zhduk” historinë, ja pse nesër nuk do të ketë “Boxing Day”
25 Dhjetor 2025 17:32 Telesport Për vite të tëra në historinë e Premier League, data 26 dhjetor e njohur ndryshe si “Boxing Day”, ka qenë gjithmonë dita e futbollit, pasi pikërisht në këtë ditë luheshin të gjitha ndeshjet e javës. Për dekada të tëra, dita pas Krishtlindjeve simbolizonte stadiume të mbushur plot, familje në tribuna dhe fëmijë që festonin festat të rrethuar nga futbolli. Megjithatë, këtë vit, historia i ka lënë vendin kërkesave të transmetimit televiziv, të cilat vendosën kushte kontraktuale që riformësuan orarin. Ndryshimi këtë vit është i qartë. Nesër, do të ketë vetëm një ndeshje në Premier League, ajo mes Manchester United dhe Newcastle, e cila do të luhet në “Old Trafford”. Pjesa tjetër e ndeshjeve të javës së 18-të do të luhet...