Premier League zbardh kalendarin për sezonin 2026-2027, Newcastle-Liverpool “përplasen” në javën e parë
Arsenali do ta nisë mbrojtjen e titullit kampion të Premier League në shtëpi ndaj të sapongjiturit Coventry, në ndeshjen që do të hapë sezonin 2026-27 më 21 gusht. Ndërkohë, Manchester City, që do të nisë sezonin e parë pas 10 vitesh pa Pep Guardiolën në stol, do të presë Bournemouth në sfidën e tij të parë të kampionatit. Manchester United do të udhëtojë në fushën e një tjetër skuadre të promovuar, Hull City, ndërsa Liverpooli do të luajë në transfertë kundër Newcastle United. Kalendari zyrtar i sezonit të ri u publikua nga Premier League të premten në mëngjes. Kampionati do të nisë një javë më vonë krahasuar me sezonin 2025-26, për t’u dhënë futbollistëve më shumë kohë rikuperimi pas angazhimeve në Kupën e Botës. Java...
Burimi:
sot.com.al