Portugalia në ankth për Ronaldon, trajneri: Do t’iu nënshtrohet testeve urgjente

Portugalia në ankth për Ronaldon, trajneri: Do t’iu nënshtrohet testeve urgjente

2 Mars 2026 14:06 Alfred Lleshi Portugalia është në pritje për gjendjen e Cristiano Ronaldos. Sulmuesi u dëmtua fundjavën e kaluar me Al Nassr dhe, me Botërorin 2026 që afrohet, ekziston frika se problemi mund të ndikojë në pjesëmarrjen e tij. Dëmtimi ndodhi në fitoren ndaj Al Fayha. 41-vjeçari, i cili humbi edhe një penallti gjatë ndeshjes, kërkoi zëvendësim 10 minuta para fundit pasi ndjeu dhimbje, gjë që u pa edhe kur u ul në stol duke vendosur akull në këmbë. Trajneri Jorge Jesus shpjegoi: “Ronaldo pati lodhje muskulore dhe stafi mjekësor do të kryejë urgjentisht testet e nevojshme për të përcaktuar gjendjen e tij”. Ky Botëror pritet të jetë turneu i fundit i madh për Ronaldon, i cili synon pjesëmarrjen e gjashtë, një rekord historik...