Portieri/ Simoni nënshkruan kontratë 3-vjeçare me Luzernën

Portieri/ Simoni nënshkruan kontratë 3-vjeçare me Luzernën

Për lojtarët shqiptarë gjërat po shkojnë mirë në merkato, të paktën kjo pranohet gjerësisht dhe përgjithësisht. Edhe pse nuk ka ndonjë “boom” lëvizjesh në treg, sidomos sa i takon emrave të mëdhenj, interesi për lojtarët shqiptarë nuk ka munguar edhe nga klubet e mëdha europiane. Në Itali kuqezinjtë janë sy e veshë nga ofertat dhe pritet të vendosin sipas rastit në ditët dhe javët në vazhdim, por dje vëmendjen e mori një nga lojtarët e rinj, portier i përfaqësueses. Kështu, portieri i Kombëtares, Simon Simoni, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, teksa së fundmi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare për Luzernën në Zvicër. 1.95 metra i gjatë shqiptari u transferua te Ajntraht Frankfurt në dimrin e sezonit 2022/23, pasi zhvilloi 29...