Portieri më i paguar në Superiore, zbulohet shifra që do të marrë në muaj Visar Bekaj te Tirana
Visar Bekaj është zyrtarisht lojtari i ri i Ti ranës. Portieri i Kombëtares së Kosovës ka arritur marrëveshje me klubin bardheblu, dhe rikthimi i tij është konfirmuar për të forcuar repartin e portës dhe për të sjellë eksperiencën e nevojshme në skuadër. Bekaj ka nënshkruar një kontratë për 1 vit e gjysmë, me një klauzolë shkëputjeje gjatë verës, që i mundëson një transferim të mundshëm jashtë vendit. Ai do të jetë gjithashtu lojtari më i paguar në Superiore, me një pagë mujore që kalon 15 mijë euro, një shenjë e qartë e investimit të klubit në objektivat e tij për pjesën e mbetur të sezonit. Ky rikthim shënon një kapitull të ri për portierin kosovar te Tirana, klub me të cilin ka pasur paraqitje shumë...
Burimi:
sot.com.al