Polonia kufizon tifozët e Shqipërisë, nis shitja e biletave për ndeshjen play-off të Kupës së Botës 2026

Polonia kufizon tifozët e Shqipërisë, nis shitja e biletave për ndeshjen play-off të Kupës së Botës 2026

Më 26 mars në Varshavë do luhet sfida play-off për Kupën e Botës 2026 mes Polonisë dhe Shqipërisë. Sfida teke vendos për ekipin që do kalojë në finalen play-off për një biletë në Grupet e Botërorit që do zhvillohen këtë verë nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Federata polake ka nisur shpërndarjen e biletave për ndeshjen që do të luhet në stadiumin “PGE Narodowy”. Interesimi i lartë nga ana e tifozëve polakë për këtë sfidë vendimtare ka bërë që presidenti i federates polake, Cezari Kuleza të refuzojë kërkesën e palës shqiptare për të pasur më shumë sesa 5% e kapacitetit të stadiumit, sipas rregulloreve të UEFA-s. Tifozët kuqezinj do të kenë në dispozicion 3000 vende në stadium, pavarësisht se...