Pogradeci shkruan historinë, mposht Tiranën dhe fiton për herë të parë Kupën e Shqipërisë në volejboll për femra
6 Mars 2026 22:52 Telesport Pogradeci fitoi për herë të parë në historinë e tij Kupën e Shqipërisë në volejboll për femra. Në finalen e luajtur të premten në mbrëmje në sallën sportive në Farkë, skuadra e trajnerit Lisha fitoi 3-2 ndaj Tiranës (18-25, 25-18, 25-22, 17-25, 15-11). Një ndeshje maratonë, që zgjati mbi dy orë dhe ku të dyja ekipet dueluan fort për fitoren. Gjithcka u vendos në setin final, që gjithashtu ishte mjaft i dueluar. Edhe pse bardheblutë udhëhiqnin në pikën e tetë, liqenoret rikuperojnë e triumfojnë me meritë. Loja e të dyja skuadrave ka luhatje hera-herës, pasi herë udhëheq Tirana e herë Pogradeci. Bardheblutë bëjnë rezistencë të mirë, por gabojnë në momentet vendimtare të setit final. Aty Pogradeci shkëputet dhe fiton, duke...
Burimi:
telesport.al