Pogradeci mposht me përmbysje Fer Volej dhe triumfon në Ligën “Gjergj Kastrioti”

Pogradeci mposht me përmbysje Fer Volej dhe triumfon në Ligën “Gjergj Kastrioti”

Ekipi i Pogradecit është shpallur të dielën fitues i Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për femra. Për dy ditë me radhë, në palestrën sportive në Farkë u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale e ajo finale, që kurorëzuan me trofe skuadrën liqenore. Në finale, skuadra e Pogradecit fitoi 3-1 me përmbysje ndaj kosovareve të Fer Volej. Edhe pse këta të fundit fituan 25-19 setin e parë, më pas erdhi rikuperimi i skuadrës së trajnerit Besnik Lisha, që fitoi tri setet e tjera (25-18, 25-18, 25-19) Skuadra kosovare duket se humbi ritmin dhe energjithë pas setit të parë, ndoshta e lodhur nga gjysmëfinalja e një ditë më parë. Pogradeci ishte ndjeshëm më superior, i karikuar dhe me dëshirë për të fituar një trofe, duke ia dalë mbanë. Ky është...