Pogradeci fiton “play-off”-in me Besën, tani një ndeshje larg Superiores
Adriatik BALLA Një ndeshje mjaft interesante u zhvillua ditën e djeshme, në Kategorinë e Parë, ku Pogradeci dhe Besa u përplasën në “Play-off” për një mundësi që të ngjiten në elitë, domethënë në Kategorinë Superiore. fituan pogradecarët, por nuk e kanë siguruar ende ngjitjen, pasi që të shkojnë në elitë rregullorja parashikojnë të fitojnë edhe duelin me vendin e tetë në renditjen e Superiores që mbahet nga Teuta. Situata duket premtuese për pogradecarët dhe disi e vështirë për durrsakët, por me këta të fundit që kanë më shumë përvojë nga ndeshjet e rëndësishme e finale si kjo. Ndaj dhe emocionet do të vijojnë deri në fund kur të mësohet emri i skuadrës që do të luajë sezonin tjetër në elitë. Takimi Skuadra e Pogradecit është...
Burimi:
sot.com.al