“Po ushqehet me mbeturina”! Armando Broja zhytet në mendime në stol, trajneri i Burnley i habiti të gjithë me ndërrimin
Armando Broja po kalonte një moment shumë të mirë në Premier League. Pavarësisht se ekipi i tij po vazhdonte me rezultatet negative radhazi, Broja po kalonte një moment të mirë individual teksa filloi që të merrte më shumë minuta në këmbë dhe realizoi një gol në ndeshjen kundër Burnmeuth, në atë barazim 1-1. Broja arriti të shënonte ndaj portierit të Serbisë, Petrovic, duke shpëtuar trajnerin Scott Parker nga shkarkimi. Më pas trajneri e shpërbleu me tre ndeshje radhazi si titullar. Në ndeshjen e fundit kundër Neëcastle, Broja shkëlqeu me një performancë fantastike duke u përzgjedhur edhe në formacionin e javës së Premier League, pavarësisht se nuk arriti dot që të shënonte. Ndërkohë sot Broja ka nisur nga minuta e parë në humbjen ndaj Brighton në...
Burimi:
sportekspres.com