Pio Esposito: Bërthama italiane e ekipit bën e diferencën te ky Inter
22 Korrik 2026 11:10 Alfred Lleshi Sulmuesi i Interit, Pio Esposito, foli nga grumbullimi në Gjermani për sezonin e ri, objektivat dhe shokët e skuadrës. Ai u shpreh i lumtur që në vitin e parë fitoi Serie A dhe Kupën e Italisë: “Kur je tek Interi luan për të fituar. Ishin objektivat tanë dhe ia dolëm. Tani mendojmë për trofetë e radhës”. Për sezonin e ri shtoi: “Objektivi është të vazhdoj rrugën time të rritjes dhe të përmirësohem, duke ruajtur ekuilibrin”. Për numrin e golave tha se është supersticioz dhe nuk vendos objektiva. Duke komentuar krahasimet me Diego Militon dhe Harry Kane, theksoi: “Nuk dua të krahasohem me kampionë të tillë, unë jam Pio”. Për Lautaro Martinez, pas humbjes së Argjentinës ndaj Spanjës në finalen...
Burimi:
telesport.al