Përsëritet “tradhtia” e Donnarumma-s! Kush është ylli i ri 18-vjeçar që do të largohet falas nga Milan dhe do t’i bashkohet PSG-së?

Përsëritet “tradhtia” e Donnarumma-s! Kush është ylli i ri 18-vjeçar që do të largohet falas nga Milan dhe do t’i bashkohet PSG-së?

29 Qershor 2026 17:01 Telesport Mediet italiane kanë raportuar ditën e sotme, se portieri i ri i Milanit, Alessandro Longoni, ka vendosur të largohet nga kuqezinjtë dhe të transferohet te PSG, njësoj siç bëri disa vite më parë Gigio Donnarumma. Longoni do të largohet nga Milan, pasi është i zhgënjyer nga mënyra se si shkuan gjërat për të në aspektin personal në sezonin e fundit. I riu thuhet se është i mërzitur nga fakti që kolegu i tij Matteo Pittarella, gjithashtu 18 vjeç, u promovua për t’u stërvitur me ekipin e parë të Milanit në vend të tij, ndërsa ai mbeti të luante dhe të stërvitej me ekipet Primavera dhe Futuro, pavarësisht se ishte pjesë e skuadrës së Italisë U17, që fitoi Kampionatin Evropian më...