Përmbysje spektakolare në “Bernabeu”. Një pjesë e dytë e çmendur, 4 gola dhe një karton i kuq (video)

Përmbysje spektakolare në “Bernabeu”. Një pjesë e dytë e çmendur, 4 gola dhe një karton i kuq (video)

Real Madrid ka fituar 3-2 në derbin ndaj Atletico Madrid, i luajtur në “Santiago Bernabeu”, i vlefshëm për javën e 29-të në La Liga. “Los Blancos” e nisën vrullshëm takimin, duke rrezikuar që në minutën e 3-të, por goditja e bukur e Dani Carvajal u ndal në kohë nga Juan Musso, i cili bëri një pritje fantastike. Në minutën e 9-të, goditja e shpejtë e Federico Valverde përplaset në shtyllën e majtë. Një minutë më pas, Atletico Madrid kundërpërgjigjet me Marcos Llorente, por goditja e tij ndalet në mënyrë të shkëlqyer nga Andriy Lunin. Sfida u zhbllokua në minutën e 31-të, ku Ademola Lookman shënon golin e tij të parë në derbin e Madridit. Pas një aksioni të shkëlqyer dhe kombinimit Lookman-Ruggeri, ky i fundit...