Përmbledhje e javës së 33-të në Abissnet Superiore. Ja si ndryshon renditja (foto)
Java e 33-të e “Abissnet Superiore” u mbyll këtë mbrëmje me dy përballjet e fundit, duke konfirmuar edhe një herë nivelin e lartë të konkurrencës dhe emocionet që shoqërojnë fazën vendimtare të kampionatit. Në “Elbasan Arena”, AF Elbasani regjistroi një fitore shumë të rëndësishme 3-1 ndaj Vllaznisë, duke marrë kryesimin e renditjes. Verdheblutë ngjiten në kuotën e 62 pikëve, ndërsa shkodranët mbeten në vendin e dytë me 60 pikë. Në Vlorë, Flamurtari triumfoi 3-1 ndaj Dinamo City, duke mbajtur gjallë shpresat në javët e fundit të sezonit. Skuadra vlonjate vazhdon të mbetet në vendin e fundit me 32 pikë. Java prodhoi emocione edhe në sfidat e tjera. Tirana fitoi derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit me përmbysje 2-1, ndërsa rezultate pozitive siguruan edhe Bylisi dhe Vora....
Burimi:
telesport.al