Përleshjet në fund të finales Spanjë-Argjentinë, FIFA gati të nisë hetim, priten dënime shembullore

Përleshjet në fund të finales Spanjë-Argjentinë, FIFA gati të nisë hetim, priten dënime shembullore

Ngjarjet e ndodhura menjëherë pas përfundimit të finales së Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës vijojnë të shkaktojnë polemika. Sipas disa mediave ndërkombëtare, FIFA pritet të hapë një hetim për incidentet që shpërthyen pas vërshëllimës së fundit në stadiumin “MetLife”, me qëllim identifikimin e të gjithë personave të përfshirë. Në qendër të kritikave është mesfushori argjentinas Leandro Paredes. Ish-lojtari i Romës, i cili ishte ndëshkuar me karton të verdhë gjatë ndeshjes, u përjashtua me karton të kuq pas një përplasjeje të ashpër me Gavin gjatë festimeve të futbollistëve spanjollë. Në fokus të hetimit mund të jetë edhe Nahuel Molina, i akuzuar se goditi Rodrin në momentin kur kapiteni i Spanjës po vraponte drejt shokëve të skuadrës për të festuar suksesin. Pas këtij episodi, në...