Përleshje masive në fushë mes tifozëve të AF Elbasanit dhe KF Tiranës, ndërhyn policia
Në stadiumin “Elbasan Arena” janë regjistruar incidente gjatë ndeshjes Elbasani-Tirana. Tifozët e dy skuadrave kanë hyrë në fushë dhe janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin. Ishte e nevojshme ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën. Arbitri e ndërpreu ndeshjen për disa minuta, duke pritur qetësimin e situatës për vazhdimin e saj.
Burimi:
javanews.al