“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por…
Lionel Messi ka reaguar për herë të parë pas humbjes së Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës. Kapiteni argjentinas, pavarësisht një turneu ku vazhdoi të tregojë klasin dhe ndikimin e tij në futbollin botëror edhe në moshën 39-vjeçare, nuk arriti të ndryshonte fatin e finales, ku Spanja u shfaq më e fortë dhe fitoi trofeun. Ylli argjentinas zgjodhi rrjetet sociale për të ndarë emocionet e tij me tifozët. Messi pranoi se humbja e një finaleje botërore është një dhimbje e madhe, por theksoi se rrugëtimi i skuadrës dhe përpjekjet e gjithë grupit mbeten një arritje e rëndësishme. “Dhimbja është shumë e madhe dhe do të jetë e vështirë që kjo plagë të mbyllet. Por gjithashtu mbetem me gjithçka të mirë që...
Burimi:
sot.com.al