Perez përgatit revolucionin total, 120 milionë euro për mesfushorin e Liverpool-it

Perez përgatit revolucionin total, 120 milionë euro për mesfushorin e Liverpool-it

9 Maj 2026 18:18 Telesport Pas dështimit të plotë këtë sezon, por mbi të gjitha pas situatave të fundit, Real Madrid po përgatitet për një revolucion të vërtetë në verë. Duke qenë se njëri mes dy protagonistëve të sherrit të bujshëm Aurelien Tchouaméni dhe Fede Valverde, pritet të largohet në verës, për të mos thënë të dy, Real Madri ka identifikuar përforcimin e parë për mesfushën. Objektivi i “Los Blancos” është transferimi i Ryan Gravenberch, i cili luan si mesfushor difensiv. “Defensa Central” zbulons e Florentino Perez është i gatshëm të ofrojë deri në 120 milionë euro për 23-vjeçarin holandez. Përveç synimit për transferimin e Gravenberch, Real Madrid pritet të bëjë edhe ndërhyrje të tjera në këtë repart. Emrat që qarkullojnë prej kohësh janë Vitinha,...