“Perez është presidenti më i mirë në botë dhe në historinë e Real Madridit”

“Perez është presidenti më i mirë në botë dhe në historinë e Real Madridit”

Kylian Mbappé foli sërish pas fitores së Real Madrid, duke komentuar statusin e tij në skuadër, fishkëllimat e tifozëve dhe raportin me klubin. Për fishkëllimat në “Bernabeu”: “Duhet t’i pranojmë, është mënyra e tifozëve për të shprehur mendimin e tyre. Nuk e marr personale. Kur nuk fitojmë, njerëzit zgjedhin lojtarë për t’i fishkëllyer. Kjo ndodh në çdo klub të botës”. Mbappé mbrojti Florentino Perez: “Është presidenti më i mirë në botë. Presidenti më i mirë në historinë e Real Madridit. Jemi me fat që e kemi. Mendoj se mënyra si është trajtuar nga disa tifozë është paksa e padrejtë, sepse pas gjithçkaje që ka bërë për Real Madridin, njerëzit nuk duhet ta harrojnë këtë. Është një legjendë e klubit dhe përfaqëson shumë për madridistët. Për ne...