Përballja me Poloninë, Sylvinho optimist: Kam besim tek lojtarët e grumbulluar! Analiza që bën për futbollistët
Shqipëria do të përballet me Poloninë në 26 mars, në ndeshjen e Play Off të kupës së botës. Në një konferencë për mediat, trajneri i kombëtares Sylvinho ka bërë analizën e disa prej lojtarëve, teksa ka shtuar se ka besim në grumbullimin që ka formuar. Sylvinho: Duhet të shikojmë përpara dhe unë kam besim te lojtarët që janë grumbulluar. Pas dëmtimit të Rey Manajt ne duhet që të përshtatemi me situatën. Muçi është një lojtar që gjuan e gjen portën, është një lojtar që gjatë këtyre viteve është rritur shumë dhe unë e shikoj si sulmues krahu, njësoj siç thashë Muçin e shikoj si sulmues. Lojtari që ka shënuar më shumë gola me kombëtaren është Nedim Bajrami, që ka shënuar 7 gola, Kristjan Asllani, janë...
Burimi:
vizionplus.tv