Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Pep Guardiola zbulon se kush do ta zëvendësojë kur të largohet nga Man. City
18 Dhjetor 2025 18:57 Telesport Pep Guardiola ka dhënë sinjalet e para se do të largohet nga Manchester City në vitin 2027, kohë në të cilën i skadon kontrate aktuale me “Qytetarët” dhe trajneri spanjoll nuk ka ndërmend të rinovojë sërish. “The Athletic” zbulon se Pep Guardiola ka piketuar edhe pasuesin e tij në krye të City-t dhe pse të gjithë prisnin që të ishte Vincent Kompany, në fakt është një tjetër emër, Enzo Maresca. Italiani ka qenë edhe më parë pjesë e Manchester City, si trajner i akademisë dhe si ndihmës trajner i ekipit të parë në vitin e tripletës 2022/2023.