Penalltia te Elbasani-Partizani, reagon “Bashkimi Arbitrave Shqiptarë”: Vendimi në bazë të rregullave, ja pse

Penalltia te Elbasani-Partizani, reagon “Bashkimi Arbitrave Shqiptarë”: Vendimi në bazë të rregullave, ja pse

Partizani fitoi 0-1 ndaj Elbasanit në ndeshjen e pare çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Ndeshja u vendos nga një penallti e diskutueshme, e cila shkaktoi shumë polemika. Shoqata Bashkimi Arbitrave Shqiptare te Futbollit ka reaguar duke shkruar se vendimi i arbitrit për akordimin e penalltisë është i bazuar në rregulla. Reagimi: *Reagim zyrtar mbi interpretimin e rastit të diskutueshëm në ndeshjen AF Elbasani – Partizani* Në vijim të diskutimeve publike pas ndeshjes çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, AF Elbasani – Partizani, dëshirojmë të sqarojmë opinionin sportiv mbi interpretimin e rastit të diskutueshëm në fundin e takimit, duke u mbështetur vetëm në rregullat e lojës. Në rastin konkret të aksionit të kontestuar, vendimi i arbitrit për akordimin e penalltisë është në përputhje me Ligjin 12 të...