Pedri: Të ndjekim gjurmët e Spanjës që fitoi në vitin 2010, kam patur fatin të luaj me Messi e Yamal

Pedri: Të ndjekim gjurmët e Spanjës që fitoi në vitin 2010, kam patur fatin të luaj me Messi e Yamal

Ylli i Barcelonës dhe Spanjës, Pedri, foli për RTVE, duke prekur tema të ndryshme, nga Kupa e Botës, te Julian Alvarez e deri te ndeshja e radhës e “La Roja” kundër Uruguait. “Më pëlqen të luaj në mesfushë, si numër 8, pra pak më larg se ku luaj për Spanjën. Kjo është në rregull, por si numër 8 e prek topin më shumë, kam më shumë ndjesi për lojën“, u shpreh Pedri. Për ndeshjen e fundit në grup kundër Uruguait, ai tha: “Uruguai ka shumë intensitet, ata nuk e humbasin topin, ata japin gjithçka në fushë. Do të jetë e vështirë. Pavarësisht nëse ka faulle apo jo, futbolli është një sport kontakti. Nëse e kemi topin, dominojmë çdo ekip, dhe kjo është ajo që duhet...