Pedri në rolin e drejtorit sportiv: “zbuloi” një talent që vlente 300 mijë euro, sot 100 mln euro

Pedri në rolin e drejtorit sportiv: “zbuloi” një talent që vlente 300 mijë euro, sot 100 mln euro

10 Maj 2026 10:35 Telesport Fermin Lopez po mbyll një sezon të shkëlqyer te Barcelona (13 gola, 16 asiste), pasi vlera e tij në treg ka shpërthyer nga 300 mijë euro në vitin 2023 në plot 100 milionë euro. Mesfushori spanjoll doli në pah gjatë turneut parasezonal të Barcelonës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur Pedri e veçoi atë si lojtarin që e kishte impresionuar më shumë në stërvitje. “Ky djalë është i veçantë”, u tha Pedri drejtuesve. Vendimi qe i menjëhershëm: “duhet t’i japim minuta”. Pjesën tjetër të historisë e kuptoni vetë. Chelsea vjet ofroi 85 mln euro për të dhe Barcelona refuzoi.