“Pashë vdekjen me sy”, rrëfimi i shqiptarit që ngjiti Everestin: Humbëm tre persona gjatë ekspeditës

“Pashë vdekjen me sy”, rrëfimi i shqiptarit që ngjiti Everestin: Humbëm tre persona gjatë ekspeditës

Everesti, maja më e lartë e botës me një lartësi prej 8848 metrash, është shkelur nga shqiptari Petrit Kllokoqi, sipërmarrës dhe kryetar i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, i cili këtë të martë, më 19 maj, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Everesti, për emisionin “Rudina”, në TV Klan. Në lidhje direkte nga Everest Base Camp, ai e përshkroi këtë eksperiencë si një nga më të paharrueshmet e jetës së tij, duke përfshirë edhe faktin që kjo ekspeditë konsiderohet si një nga më të rrezikshmet, pasi njerëzit që e ndërmarrin këtë iniciativë mund të humbasin edhe jetën gjatë rrugës. “Everesti është një risk shumë i madh sepse çdo vit humbasin jetën 10-30 persona gjatë ekspeditës. Fatkeqësisht, prej grupit tonë tre vetë humbën jetën gjatë...