Pas suksesit të dyfishtë ndaj Chelsea-t, PSG rigjen fitoren dhe kreun në Ligue 1 (video)
Pas fitores edhe në ndeshjen e kthimit në mesjavë ndaj Chelsea-t në Champions League, ku siguroi biletën për në çerekfinale, PSG është rikthyer te fitorja edhe në Ligue 1, ku vinte pas humbjes 1-3 javën e kaluar ndaj Monaco. Parizienët kanë fituar 0-4 në transfertën ndaj Nice, e vlefshme për javën e 27-të. Sfida u zhbllokua në minutën e 42-të, ku Nuno Mendes u tregua i saktë nga 11-metrat, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga kundërshtari dhe ndërhyrjes së VAR. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për PSG-në. Kryeqytetasit e nisin shumë mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin e dytë në minutën e 49-të me Desire Doue, pas asistit të Nuno Mendes. Nga minuta e 61-të, Nice mbetet me 10 lojtarë, pas...
Burimi:
telesport.al