Pas Rashos e Melos te Flamurtari pritet Aljev
Flamurtari ka bërë zyrtare dy afrime nga kjo merkato e ditëve të fundit dy futbolistë të cilët do të jenë në dispozicion të italianit Françesko Moriero në vijim të këtij edicioni. Mbrojtësi malazez Momçilo Rasho dhe mesfushori ofensiv Leo Melo, janë zyrtarisht pjesë e vlonjatëve. Më herët ‘Sportiim.al’ pati njoftuar se përpos brazilianit Leo Melo edhe futbollisti azer i Egnatias Zamiq Aljev do t’i bashkohej vlonjatëve. Fillimisht si i huazuar e më pas me mundësi blerje. Kjo tregon se skuadra e Morieros ka ndërmend të formatohet me të tjerë lojtarë për të rritur rivalitetin në grup e shtuar cilësi. Flamurtari pas fitores së javës së kaluar me Bylis është larguar nga dy vendet e fundit mirpo sërish zona e rrezikut mbetet prezent. Vazhdo leximin
Burimi:
sportiim.al